Ballina BreadCrumbTrailer Fondi për Kuadro

Skema e Fondit për Kuadro

Skema e Fondit për Kuadro është themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar, mbajtur dhe zhvilluar përvojën, kualifikimet dhe shkathtësitë në pozita strategjike dhe prioritare të dikastereve qeveritare. Kjo skemë do të mundësojë pagesa konkurruese në raport me sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare për një numër të pozitave të caktuara në Shërbimin Civil të cilat janë me rëndësi prioritare dhe strategjike për Qeverinë. Fondi për Kuadro në radhë të parë synon të mbështesë pozitat ekzistuese në Shërbimin Civil të cilat edhe tani financohen nga buxheti i shtetit si pjesë e stafit aktual të autorizuar të ministrive dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim të sjellë kuadro të reja të kualifikuara dhe me përvojë.

Fushat me prioritet për Qeverinë e Kosovës për cilat ministritë mund të kërkojnë mbështetje nga Fondi për Kuadro janë:

  • zhvillimi i politikave në fusha kryesore të përcaktuara me prioritetet e Qeverisë;
  • përmbushje të kërkesave që lidhen me raportet e Kosovës me organizatat ndërkombëtare në veçanti me organizatat financiare ndërkombëtare;
  • integrimet evropiane dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në fushat përkatëse.


Për tu përfshirë në Skemën e Fondit për Kuadro, kandidatët duhet të posedojnë ndër të tjera:

  • kualifikime të larta universitare dhe shkathtësi të avancuara profesionale;
  • përvojë të theksuar në fushat kryesore të dikastereve të Qeverisë;
  • aftësi, ekspertizë dhe përvojë e kërkuar edhe nga sektori privat dhe organizatat ndërkombëtare.


Skema e Fondit për Kuadro do të zbatohet në bazë të rregullores së miratuar nga Komisioni i Fondit për Kuadro. Komisioni i Fondit për Kuadro është komision ndërministror, i cili udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri dhe ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Skemës së Fondit për Kuadro. Rregullorja mbi funksionimin e Fondit për Kuadro parasheh:

  • kriteret për klasifikimin e pozitave për Fondin për Kuadro;
  • kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përfshirë rregullat për përcaktimin e pagesës;
  • vlerësimin e përmbushjes së detyrave të punës i cili do të përdoret për të përkufizuar objektivat dhe standardet e punës të pozitave të Fondit për Kuadro dhe për vlerësimin e punës individuale për secilin anëtar të personelit të përzgjedhur të Fondit për Kuadro në raport me ato objektiva dhe standarde.


Me rregullore përcaktohet edhe struktura drejtuese e Fondit për Kuadro, e cila përfshinë:

  • Komisionin e Fondit për Kuadro i cili do të mbikëqyrë Skemën dhe do të kujdeset që kjo Skemë t’i kontribuojë përmbushjes së prioriteteve qeveritare; 
  • Njësinë e Fondit për Kuadro në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila do të menaxhojë Skemën e Fondit për Kuadro. Njësia udhëhiqet nga menaxheri me përkrahjen tjetër të nevojshme nga Zyra e Kryeministrit; 
  • Një ose më shumë Panele Vlerësuese Qendrore të cilat do të vendosin nëse kandidatët i përmbushin kriteret për tu përfshirë në Fondin për Kuadro. 

Për çdo informatë shtesë lidhur me Skemën e Fondit për Kuadro, ju lutem kontaktoni Njësinë e Fondit për Kuadro pranë Zyrës së Kryeministrit.
Kontakt:


Njësia e Fondit për Kuadro
Zyra  e Kryeministrit, Qeveria e Republikës së Kosovës;
Tel: +381 (0) 38 20014720;
Email:[email protected]
Adresa: Ndërtesa e Qeverisë, Kati:  IV-të, Zyra: No. 400;
Rr. Nëna Terezë n.n., 10 000 Prishtinë - Kosovë 

Prapa

Agjenda ditore

15 shkurt 2016

1. Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ndarjen e çmimeve letrare.

VENDI:  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
KOHA:   10:00

2. Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Panairit të Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. Në këtë panair do të prezantohen mbi 500 vende të reja pune.

VENDI: Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë 
KOHA:  11:00

3. Kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të bëjnë lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. Ky projekt është finalizuar përmes projektit të financuar nga BE-ja, “Mbështetje për politikat e Kosovës dhe planifikimin strategjik”, në vlerë prej 2.585.000 euro. Projekti po ashtu ka përfshirë mbështetjen për përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike 2016-2018 dhe programet e IPA II. Strategjia Kombëtare për Zhvillim është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria.

VENDI:  Hotel “Swiss Diamond”
KOHA:  13:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO