Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i...

Fitim Krasniqi Fitim Krasniqi Sekretar i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit, i cili i raporton drejtpërdrejt Kryeministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit:

- siguron këshilla të politikave për Kryeministrin;
  
- siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;

- siguron që masat zbatuese të Zyrës së Kryeministrit të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave;

- menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;

- menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;

- menaxhon rrjedhën e informacionit në ministri;

- bashkëpunon dhe koordinon me sekretarët e ministrive tjera në bazë të rregullt;

- koordinon raportin e Zyrës së Kryeministrit me organet e saj vartëse administrative.

Veprimtaria e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrisë zhvillohet në bazë të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, Rregullores së punës të Qeverisë së Kosovës 09/2011, Rregullores  Nr. 02/2011  e plotësuar dhe ndryshuar me Rregulloren 07/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Rregullores nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, siguron që të gjitha veprimtaritë e Qeverisë të ushtrohen në pajtim të plotë me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;

Sekretari i Përgjithshëm po ashtu është përgjegjës për:

•    Pranimi në Zyrën e Kryeministrit të bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mos diskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.

•    Sigurimin e rekrutimit, organizimit, gradimit dhe menaxhimit të nëpunësve civilë të Zyrës së Kryeministrit në bazë të parimit të meritës, që do të thotë emërim i personit më të mirë për një pozitë në administratën publike si dhe njohje e rezultateve të nëpunësve civilë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit drejtpërdrejt mbikëqyrë dhe administron:

•    Sekretariatin Koordinuese të Qeverisë;

•    Zyrën për Ndihmë dhe Shërbime Juridike;

•    Zyrën për Planifikim Strategjik;

•    Zyrën për Qeverisje të Mirë;

•    Zyrën për Komunikim Publik;

•    Zyrën për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Kosovës;

•    Zyrën Administrative;

•    Zyrën për Buxhet dhe Financa;

•    Zyrën e Prokurimit Publik, si dhe

Pozicionet përkatëse që i përgjigjen direkt Sekretarit të Përgjithshëm:

Njësia e Auditimit të Brendshëm;

Koordinatori për Integrim Evropian;

Zyrtari i Lartë Certifikues;

Arkivi i ZKM-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Agjencive përkatëse të Zyrës së Kryeministrit:

    Agjencisë për Barazi Gjinore;

    Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë;

    Agjencisë Shtetërore të Arkivave, dhe

    Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, po ashtu  ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Zyrave në varësi të Kabinetit të Kryeministrit.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit

Për mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit funksionon Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, e cila udhëhiqet nga Shefi i Zyrës.

Numrat e kontaktit në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm janë:


Tel: + 381 38 201 14 076;

Tel: + 381 38 201 14 635

Fax : +381 38 200 14 671

Agjenda ditore

06 mars 2015

1. Kryeministri Isa Mustafa, me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

VENDI: Kompleksi Memorial ”Adem Jashari” , Prekaz
KOHA: 09:30

2. Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Forumin e Nivelit  të Lartë ku do të prezantohen pikat kryesore të Programit Qeverisës 2015-2018, para komunitetit të donatorëve dhe agjencive të tjera.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38
KOHA:  11:00

Shkruaj Kryeministrit