Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

23.10.2014

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të përbërë nga anëtarë të bordit drejtues dhe drejtor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Delegacioni kryesohej nga z. Evren Dilekli, përfaqësues i Turqisë dhe anëtarë i bordit drejtues dhe në përbërje kishte përfaqësues dhe drejtor edhe nga SHBA-të, Japonia, Franca, Britania e madhe, Danimarka, Lituania, Holanda, Irlanda, Turqia, Bullgaria, Armenia, Azerbajxhani, Mongolia dhe Kosova. Delegacioni shoqërohej edhe nga Drejtuesi i Zyrës së BERZH-it në Kosovë, z. Anton Kobakov dhe z. Holger Muent, drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor.më shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvillon mbledhjen e rregullt

22.10.2014

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente tjera nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.më shumë

Kryeministri Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës ambasadorin Bobi Bobev

16.10.2014

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast shprehur falënderimin për angazhimin e ambasadorit Bobev për bashkëpunimin e mirë në mes të dyja vendeve. Duke konsideruar Bullgarinë si një shtet mik të Kosovës, kryeministri ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vazhduar këtë bashkëpunim.më shumë

Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt

15.10.2014

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi , sot në mbledhjen e rregullt, të 200-tën me radhë, me kërkesë të Ministrisë së Financave, ka marrë vendim për ridestinimin e ndarjeve buxhetore në shumën prej 4 milionë e 471 mijë e 317 euro. Përfitues nga ky ridestinim i mjeteve do të jenë: Ministria e Punëve të Jashtme 1 milion euro; Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 1milion euro; Qendra e Studentëve 742 mijë euro dhe Ministria e Shëndetësisë 1 milion e 729 mijë 317 euro. Me kërkesë të Ministrisë së Financave është bërë edhe ridestinimi i mjeteve në vlerë prej 2 milion e 345 mijë 752 euro brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë. më shumë

previous

1-4 Nga 3241

next