Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

NJOFTIM PËR MEDIA

shkarko me rezolucion më të madh

Me ftesë të Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nesër, datë 14 qershor 2012, duke filluar nga ora 11:00,  do të organizohet një vizitë e përbashkët në lokacionin e shënjuar, ku janë duke u realizuar gërmimet vlerësuese në kërkim të mbetjeve mortore, në fshatin Zhilivodë – Komuna e Vushtrrisë.
 
Për këtë vizitë janë të ftuar përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave vendore e ndërkombëtare të përfshira në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Përmes Kryesueses së Grupit Punues për Persona të Zhdukur (Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq) janë të ftuar edhe Delegacioni i Beogradit, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur.

Datë: 14.06.2012
Ora: 11:00
Vendit: Fshati Zhilivodë – Komuna e Vushtrrisë

 

Prapa