Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari mori pjesë në Forumin Ekonomik në Budapest

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 13 qershor 2012


Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi së bashku me Kryeministrin hungarez, z. Viktor Orban, sot bëri hapjen e Forumit Ekonomik të mbajtur në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Në këtë forum morën pjesë edhe zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të të dyja vendeve.

Qëllimi i këtij forumi është tërheqja e investimeve të jashtme dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë.

Kryeministri Thaçi mbajti një fjallë rasti, përmes të cilit duke i ftuar që të investojnë në Republikën e Kosovës i informoi përfaqësuesit e biznesit hungarez dhe kosovar mbi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në funksion të fuqizimit të sektorit privat. Gjithashtu, Kryeministri Thaçi prezantoi edhe disa nga arsyet kryesore për të investuar në Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Hungarisë, z. Orban përshëndeti organizimin e këtij forumi dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Gjiashtu, z. Orban premtoi përkrahjen institucionale për bizneset e interesuara që të investojnë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij forumi u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore dhe Doganore të Hungarisë, mes Agjencionit Kosovar për Promovimin e Investimeve dhe Agjencionit Hungarez për Investime dhe Tregti, si dhe mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Hungareze për Ekonomi dhe Industri.         

Ky Forum Ekonomik është pjesë strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për qëllim tërheqjen investimeve të huaja në vend dhe organizohet nën patronazhin e Kryeministrisë. Gjatë këtij viti, forume të këtij karakteri do të organizohen edhe në vende tjera. 

Prapa